Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori gjerman reagon për teatrin: Shembje e nxituar, ky zhvillim më shqetëson

schedule14:13 - 17 Maj, 2020

schedule 14:13 - 17 Maj, 2020

Ambasadori gjerman, në Shqipëri Peter Zingraf ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Zingraf e ka cilëusar të nxituar shembjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një deklararë, ambasadori thekson se ky zhvillim i ditës së sotme e shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

LEXO EDHE: Ambasada britanike reagon për teatrin: Palët të përfshihen në dialog

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, thuhet në deklaratën e ambasadorit, Peter Zingraf. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!