Ambasadori gjerman: Dyert për Shqipërinë janë të hapura, kusht ngritja e Kushtetueses

schedule15:30 - 20 Tetor, 2020

schedule 15:30 - 20 Tetor, 2020

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf nga Shkodra këtë të martë ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Zingraf në fjalën e tij për mediat ka deklaruar se Shqipëria ka bërë hapa para drejt integrimit ,por shton se ende ka shumë për të bërë.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja tha se dyert për  Shqipërinë janë të hapura po punojmë intensivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive një BE e fortë një partner më i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë janë kushte për tu plotësuar këtë s’duhet ta bëje për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera”, është shprehur ambasadori.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje palëve që në kushtet në të cilat ndodhet vendi të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ecin përpara. e.su.a/abcenws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!