Ambasadori britanik: Mbështesim “5 qershorin”! Nëse bëhen ndryshime, të jenë transparente

schedule16:19 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:19 - 22 Shtator, 2020

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman e ka cilësuar një temë të nxehtë reformën Zgjedhore dhe diskutimet për hapjen e listave. Nga Shkodra, në një deklaratë për mediat, Norman u shpreh se Britania e Madhe do ta shohë Reformën Zgjedhore të implementuar në mënyrën më të mirë. Ai theksoi mbështetjen për marrëveshjen e 5 qershorit duke theksuar se ajo nuk duhet të ndryshojë . Norman shtoi se çdo ndryshim duhet të jetë transparent dhe i ligjshëm përmes një konsesusi ndërmjet palëve politike.

“Reforma elektorale është temë e nxehtë dhe Britania e Madhe do ta shohë të implementuar në mënyrën më të mirë. Unë nuk e di formën e duhur por çdo sistem bëhet funksional nëse është vullneti politik. Ne ishin ekstremisht mbështetës për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshojë. Ndryshimet nëse janë duhet transparente dhe të ligjshme përmes një konsesusi mes palëve politike. Ne do monitorojmë intensivisht procesin zgjedhor”, tha Norman.

Duncan Norman u pyet edhe për lëvizjet e presidentit, të cilat i cilësoi në funksion të rendit kushtetues.  Ambasadori u zotua se Britania e Madhe do të luftojë krimin në Shqipëri dhe Britani të madhe, duke theksuar se vendi i tij është mbështetës i Reformës në Drejtësi. Ai u shpreh se ndonëse Anglia nuk është pjesë e BE, mbështet dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e saj.

“Presidenti ka një rol të qartë kushtetues dhe ai vepron në atë që është në funksion të rendit kushtetues dhe ai vepron në atë që është në funksion të rendit kushtetues. Unë nuk mund të komenton veprimet e presidentit. Nëse ka përplasje mes palësh ne do ta shohim në mënyrën për ta ndalur por nuk jemi akoma në atë stad. Ne do të luftojmë krimin në Shqipëri dhe në Britani të Madhe. Një nga arsyet për të hyrë në krim është për të bërë para. Ne do përpiqemi të ndalojmë këtë rrjedhje të parave nga kjo veprimtari.

 Unë dje takova kryetaren e BKH. Britania është mbështetës i madh i Reformës në Drejtësi, por nuk kemi alternativë dhe të gjithë presim që Reforma në Drejtësi të përmbushet. Anglia nuk është në BE, por ne mbështesim Shqipërinë në dëshirën e saj për t’u bërë pjesë. Shqipëria ka rrugë të gjatë por asnjë nga kërkesat që i kërkohen nuk janë të pamundura. Nuk kam një këndvështrim se cilën parti shqiptarët duhet të votojnë por kam bindjen që duhet të votojnë. Apeli për 25 prillin është që shqiptarët të vendosin kush duhet t’i qeverisë”, tha Norman./mv abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!