Ambasadori austriak: Për përgjimet shprehet drejtësia

schedule10:45 - 20 Qershor, 2019

schedule 10:45 - 20 Qershor, 2019

Nga Shkodra ambasadori austriak në Tiranë ka thënë se situata është nxehur shumë dhe duhet vepruar shpejt. Për Jonas Sattler  diçka duhet të ndodh se Shqipëria është në krizë të madhe.

Çdo herë kur ka zgjedhje në Shqipëri ka kriza, në vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndërsa këtu është e kundërta. Kryetarët e partive të ulen sëbashku. Djegia e shkollave është aspak e këndshme. Ata me mendësi demokratike nuk djegin shkolla”.

Sattler flet për zhbllokim të situatës dhe nuk duhet të shkohet deri në fund.

“Sa i përket zgjedhjeve më 30 qershor, situata mund të zhbllokohet por duhet të veprohet menjëherë.  Sepse është nxehur shume situata dhe ka patur incidente sidomos në veri dhe nuk duhet të shkohet kështu deri në fund për të parë se çfarë duhet të ndodh”.

Për përgjimet e publikuar nga BILD,   Jonas Sattler përmendi edhe Austrinë

“Përgjimet mund të jenë të sakta dhe nëse ka përbërje kriminale duhet të konfirmohet. Nuk e di nëse e keni ndjekur në Austri për një video që tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe është tek drejtesia”.

Referuar jetës prej shumë kohësh në Shqipëri, ka dhe një përshtypje të tijën:

“Keni polarizim në Shqipëri. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh këtu nuk e kuptoj atë çfarë ndodh, klanet, përplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime për këto që nuk më bindin asnjëherë. Ju duhet t’i kapërceni këto. Për të zgjidhur kriza të mëdha duhet të ketë edhe koalicione të mëdha dhe ju duhet të jeni më të bashkuar për të qenë pjesë e BE”.

Ambasadori Austriak ishte në Shkodër në një takim me të rinjtë kur foli për  situatën në vend. Ai fajësoi edhe shoqërinë, si një shoqëri që rri  në shtëpi, dhe nuk detyron  partitë të jenë të hapura e të mos lejojnë që kryetarët e tyre të jenë diktator./ABC News Albania 24/7