Ambasadori: Liderët në Kosovë më thanë se s’kanë nevojë për Brukselin, pasi kanë SHBA-në

schedule23:44 - 27 Tetor, 2020

schedule 23:44 - 27 Tetor, 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se Kosova duhet të mbajë raporte të mira edhe me Brukselin zyrtar, përpos Amerikës.  “Kur kam ardhur në Kosovë jam takuar me liderët politik dhe shpesh më kanë thënë: ‘Ne nuk kemi nevojë për evropianët, pasi kemi raporte speciale me SHBA-të’. 

Unë iu kam thënë: ‘Po, ju keni raporte speciale me SHBA dhe do të doja që demokratët dhe republikanët në SHBA të pajtoheshin edhe për çështjet tjera, siç pajtohen për raportet me Kosovën, por shiheni hartën, Kosova nuk është në Amerikën veriore, por është në BE’”, tha ai.

Ai paralajmëroi se 5 vendet që nuk e njohin Kosovën do të ndryshojnë qëndrim, nëse ka zhvillime në raportet Kosovë-Serbi. “Kush ka menduar se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të arrinin marrëveshje për emrin, por ndodhi. Njerëzit kanë menduar se është e pamundur që Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni apo Sudani do të ndërtonin raporte me Izraelin, por ajo ndodhi” tha Philip Kosnett./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!