Ambasadorët takim në zyrën e Bashës, çfarë pritet të diskutohet

schedule15:20 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:20 - 15 Shtator, 2020

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe janë duke zhvilluar një takim në selinë e PD.

Në këtë takim pritet që opozita të shprehë vullnetin e saj për tu angazhuar në reformat zgjedhore.

Tashmë opozita e ka të qartë për të mos prekur formulën aktuale të koalicioneve, por ndërkohë është shprehur për hapje 100% të listave.

Ndërkohë Ambasadorët, kanë nxitur kryesisht palët për të sheshuar, përplasjet e tyre politike.

PD dhe LSI përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Politik, i kanë kërkuar mazhorancës që ti drejtohen me një kërkesë për një ekspertizë të thelluar ODIHR sa i takon koalicioneve parazgjedhore.

Sipas opozitës, formula aktuale nuk duhet ndryshuar, për aq kohë sa nuk ka një ndryshim të sistemit, por ka vetëm hapje të listave.

Pra nuk janë vetëm kryetarët e partive që përcaktojë deputetët në listat e tyre, por janë zgjedhësit që pas një liste të hartuar në secila prej forcave politike do të zgjedhin edhe kandidatët.

Kjo është kërkesa e vetëm që ka opozita dhe kjo është edhe arsyeja që ka kërkuar të qartësojë qëndrimin e saj, të cilën e ka bërë publik, në Këshillin Politik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!