Ambasada shqiptare në Greqi: Asnjë shqiptar i vdekur prej zjarreve

schedule14:57 - 24 Korrik, 2018

schedule 14:57 - 24 Korrik, 2018

Pas situatës së krijuar në Greqi, ku disa zona të Athinës janë përfshirë nga zjarre të përmasave të medha, që nisen dje pasdite, me një bilanc të viktimave që rritet çdo moment, ambasada shqiptare në kryeqytetin grek konfirmon se nuk ka të dhëna zyrtare që mes viktimave të ketë dhe qytetarë shqiptarë.

“Ambasada shqiptare në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar”, sqaron amabsada në njoftimin e saj, duke shtuar se ajo është në ndjekje të situatës, duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.

Gjithashtu, ambasada ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni dhe u bën thirrje qytetareve që për çdo nevojë t’i drejtohen përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në Athinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!