Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se, duke filluar nga data 21 janar 2026, do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 85 vendeve të caktuara, përfshirë Shqipërinë.
Sipas analistit pranë ABC News, Artur Nura, kjo masë nuk prek vizat turistike apo studentore, por lidhet kryesisht me politikat e administratës Trump për emigrimin dhe tregun e punës në SHBA, duke synuar rregulla më strikte dhe mbrojtjen e interesave të brendshme amerikane, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbeten të pandikuara.
“Kjo politikë u takon vetëm për vizat e emigrimit të përhershëm. Prandaj dhe është vendosur ky kufi. Trump nuk do që të bëjë kompromis për të drejtat e emigrimit, në kurriz të amerikanëve. Për ata që duan që të studiojnë, apo për vizë turistike nuk janë të prekura. Për ata që shkojnë që të shkojnë për të punuar, do të ketë një lloj pezullimi. Mendoj që administrata Trump do të vendosë rregulla më strikte për të gjithë ata që duan të punojnë në Amerikën.
Do të jetë e përkohshme, por me Trump asnjëherë nuk dihet. Mendoj që edhe Trump do të reflektojë. Amerika nevojë gjatë gjithë kohës për krah pune. Kjo është në raport me politikat e brendshme të SHBA, Trump kërkon që premtimet e tij elektorale t’i mbajë. Trump ka bllokuar projekte pafund që kanë dëmtuar edhe Perëndimin. Ka edhe një qasje të politikave të tij, në raport me politikat liberale të kohëve të kaluara. Për Shqipërinë kemi të bëjmë me marrëdhënie të shkëlqyera, projekte pafund me vlera të mëdha. Ofertat nga Kina në Ballkan janë të pafundme.
Për shkak të politikave të kësaj qeverie, prezenca e investimeve në Kinë janë shumë modeste. Në planin e marrëdhënieve dy palëshe, në këndvështrimin tim, nuk ka një cen të mirëfilltë. Nuk preken vizat turistike. Ka raste edhe për ata që kanë shkuar në Amerikën mund të kthehen, por nuk besoj se do të këtë shumë shqiptarë. Administrata e Ambasadës po funksionin normalisht”, tha Nura.


