Ambasada kosovare në Tiranë, pritje zyrtare me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë

schedule21:33 - 16 Shkurt, 2018

schedule 21:33 - 16 Shkurt, 2018

Ndërkaq në Tiranë, Ambasada e Republikës së Kosovës dha një pritje zyrtare me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, në një takim ceremonial me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës priti kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, për ambasadorin e Kosovës, tregon bashkëpunimin mes vendeve të rajonit drejt BE-së e për këtë, kjo e fundit duhet të tregohet më transparente, sipas shefit të misionit Ukshini.

Presidenti Ilir Meta foli për historinë e shtetit më të ri në Europë dhe falenderoi kontribuesit e paqes për të.

Në pritje ishte pjesëmarrës edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe anëtarët e kabinetit qeveritar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!