Ambasada greke në Tiranë shqetësohet nga ekspozita për genocidin ndaj çamëve

schedule10:30 - 19 Nëntor, 2021

schedule 10:30 - 19 Nëntor, 2021

Greqia është shqetësuar për ekspozitën kushtuar Çamërisë në kangjellat e Presidencës në Tiranë. Medeiat greke shkruajnë se Meta është shfaqur provokues me këtë ekspozitë.

“Provokues, Ilir Meta shfaqet mes hartave dhe fotove që flasin edhe për gjoja pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia!”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Protothema”.

Kathimerini raporton, se sipas burimeve diplomatike, pala greke hodhi një hap të fortë drejt Shqipërisë, me rastin e ekspozitës së fotografive dhe hartave me temën e “gjenocidit çam” dhe “pushtimit të territoreve shqiptare nga Greqia”.

Siç theksohet, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një protestë të fortë dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta , lidhur me ngjarjen.

Fotot, vijon më tej gazeta greke, sipas të njëjtave burime, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamërisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “ territoret e pushtuara shqiptare”.

“Në fund, theksohet se presidenti shqiptar ka bërë një xhiro në ekspozitë,” përfundon Kathimerini.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!