Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua këtë të martë me ambasadoren e Gjermanisë, Sussane Schutz. Pas takimit, Lleshaj falënderoi ambasadoren dhe qeverinë gjermane për mbështetjen që bëhet në forcim të parametrave kundër luftës ndaj krimit të organizuar.
“Pata mundësi të takoj dhe të pres ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë me të cilën takohem në harkun e pak javëve për herë të dytë, sot jemi tek Task Forca. Sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihem të konsiderueshme e cila i adresohet Task Forcës, Forca e Ligjit, ndërkohe që para pak javësh mirëpritëm një tjetër paketë që ishte për kufirin. Falenderoj, ambasadoren, qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i rëndësishëm i Shqipërisë për hapjen e negociatave”, tha Schutz.
Nga ana tjetër, Schutz theksoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.
“Kemi pasur sot mundësinë të japim ndihmë më pajisje e një vlere të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike bashkëpunimin më të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e cila në të ardhmen do të konsolidohet më tej”, tha ambasadorja.
Ambasada gjermane dhuroi pajisje e mjete për Policinë Kriminale./abcnews.al