Me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e politikës së jashtme, për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave, sot Ambasadat e dy vendeve në Gjermani, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parashikon së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Gjermaninë.
Gjithashtu, Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët.
“Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani.”– përfundoi reagimin Cakaj. /abcnews.al/