Ambasada e SHBA: Po monitorojmë procesin e “Vettingu-t”, të respektohet ligji

schedule09:47 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:47 - 9 Tetor, 2020

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me procesin e “Vettingu-t”.

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook” , SHBA bën me dije se janë angazhuar në monitorimin e procesit të “Vettingut” në Shqipëri, për tu siguruar që ky proces të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Statusi:

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e Vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, shkruhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157749918260838

/abcnews.al/