Ambasada e SHBA në Ukrainë apel: Qytetarët amerikanë të largohen menjëherë

schedule17:12 - 26 Janar, 2022

schedule 17:12 - 26 Janar, 2022

Ambasada amerikane në Ukrainë  për shkak të tensioneve të rritura me Rusinë së fundi ka bërë apel të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen.

Autoritetet amerikane pak ditë më parë filluan që të largonin familjet e diplomatëve të tyre ndërsa këtë të mërkurë ato kanë kërkuar shtetasve të tyre që ndodhen në Ukrainë që të largohen, pasi situata e sigurisë në këtë vend është e paparashikueshme për shkak të veprimeve ruse.

Ndër të tjera në njoftimin e saj ambasada amerikane në Ukrainë thekson se “gjendja mund të përkeqësohet në çdo kohë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!