Ambasada e SHBA në Tiranë: Duhet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale

schedule12:26 - 8 Nëntor, 2018

schedule 12:26 - 8 Nëntor, 2018

Në një reagim të parë, pas komandimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, thotë se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Në deklaratën për shtyp thuhet se SHBA janë inkurajuar nga përparimi i parë përgjatë muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit në Shqipëri, rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

“Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane bashkë me garancinë se qeveria amerikane mbetet e gatshme për të punuar me partnerët shqiptarë e për të ofruar asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!