Ambasada e SHBA në Prishtinë përgëzon Kosovën

schedule19:35 - 23 Tetor, 2017

schedule 19:35 - 23 Tetor, 2017

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar popullin e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale ne raundin e tyre të pare. Në një deklaratë, selia diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë këshillon të gjendet zgjidhje për disa probleme. “kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetëruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike- thuhet në deklaratë. Ambasada amerikane shpreson që disa nga këto çështje mund të rregullohen para balotazhit të zgjedhjeve komunale në nëntor. Ambasada e SHBA po ashtu nënvizon se shpreson që të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik. Ndërsa më tej nënvizohet se rritja e pjesëmarrjes në votime tregon shenja pozitive për demokracinë e Kosovës.