Ambasada e SHBA: Bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës

schedule09:27 - 5 Shtator, 2023

schedule 09:27 - 5 Shtator, 2023

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores. Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës”,  shkruan ambasada në faqen zyrtare në “Facebook”.

Sipas ambasadës, kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve vlerën e madhe që ka bamirësia dhe vullnetarizmi.

“Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!