Ambasada e SHBA apel shtetasve të saj për protestën

schedule19:30 - 7 Qershor, 2019

schedule 19:30 - 7 Qershor, 2019

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e saj në kryeqytetin shqiptar, për protestën e opozitës  që zhvillohet nesër në mbrëmje. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare në internet, ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre në rrugët dhe sheshet e Tiranës ku mbahet tubimi i opozitës. Përmes njoftimit ambasada u kërkon shtetasve amerikane të qëndrojnë të informuar përmes medias për zhvillimet dhe situatën në rrugët e Tiranës./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!