Ambasada britanike përshëndet dorëheqjen e Bashë: Inkurajojmë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm që PD të ecë përpara

schedule21:30 - 21 Mars, 2022

schedule 21:30 - 21 Mars, 2022

Ambasada Britanike në Tiranë ka përshënderur vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ambasada britanike thotë se inkurajon procesin zgjedhor të brendshëm dhe të të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë.

Ambasada britanike bën thirrje që që të gjitha partitë politike në vend të të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale.

Postimi i plotë:

“Respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike. Ne inkurajojmë tashmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë. Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë, që mban përgjegjëse qeverinë dhe ofron një alternativë sa më të mirë për qytetarët. Të gjitha partitë politike duhet të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!