Ambasada amerikane ka përcjellë sot mesazhin e zëdhëneses së departamentit të shtetit Morgan Ortagus, e cila ka përgezuar vendimin e qeverisë shqiptare për dëbimin e dy diplomatëve iranianë dy ditë më parë.
Sipas Ortagus regjimi i Iranit përdor mjetet diplomatike në Europë dhe vende të tjera si maskim për të kryer sulme terroriste.
“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre”, Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus”, shkruan ambasada./abcnews.al