Ambasada amerikane në Bosnje Hercegovinë: Historia do t’i gjykojë ashpër ata që përkrahin Rusinë

schedule17:12 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 17:12 - 6 Dhjetor, 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje Hercegovinë ka thënë se historia do t’i gjykojë ashpër ata që vendosin interesat e Rusisë mbi ato të qytetarëve.

Reagimi është një përgjigje ndaj deklaratave të Ambasadës Ruse në Bosnje.

Ambasada ruse në Sarajevë të mërkurën paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë destabilizim në vendin e Ballkanit Perëndimor, një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb.

Ambasada ruse në Sarajevë e cilësoi lëvizjen e Schmidt si të paligjshme dhe bëri thirrje për anulimin e tij nga bordi drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyr procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkohë ambasada amerikane në Sarajevë, tha se Rusia i frikësohet monopolit të saj në furnizimin me gaz të Bosnjes.

Në deklaratë thuhej se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!