Regjistrimet për lotarinë amerikane nisin në datën 2 Tetor 2018. Lajmin e bëri të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë me anë të një postimi në Facebook. Regjistrimet për lotarinë do të zgjasin deri më datë 5 Nëntor ora 17:00.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip”, shkruan ambasada në faqen zyrtare në Facebook.
/abcnews.al