Amatorizëm i drejtuesve, Olimpiada mbaron pa nisur për gjashtë notarët polakë!

schedule10:58 - 21 Korrik, 2021

schedule 10:58 - 21 Korrik, 2021

Atletë të ndryshëm po zhvillojnë përgatitjet e fundit përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios (23 korrik-8 gusht). Pandemia vijon të shkaktojë probleme, teksa gjashtë notarë polakë janë totalisht të pafat.

Ëndrra e tyre për të marrë pjesë në Olimpiadë është shuar pas një gabimi amator dhe fatal të Federatës Polake të Notit. Sapo kanë zbarkuar në kryeqytetin japonez, notarëve u janë prerë menjëherë biletat e kthimit për në Varshavë.

Shkaku? Një gabim administrativ është kryer, me zyrtarët polakë që kishin zgjedhur më shumë sportistë sesa lejohej! Këta të fundit, të trishtuar dhe zemëruar, nënshkruan një letër të hapur, duke kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të Federatës së Notit.

Pawel Slominski, kreu i Federatës së Notit të Polonisë, reagoi menjëherë duke kërkuar falje, teksa thekson se i mirëkupton notarët, të cilët u detyruan të ktheheshin në shtëpi sapo shkelën tokën japoneze. “Shpreh keqardhje të madhe për situatën.

Nuk duhet të kishte ndodhur një gjë e tillë. Reagimi i notarëve është i kuptueshëm dhe i justifikuar“, deklaroi kreu i notit polak, i cili i ka orët e numëruara për shkak të gafës së kryer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!