Amaneti i Bujar Zajmit: Prozhektorët tek veprat jo tek vetja

schedule20:17 - 29 Gusht, 2022

schedule 20:17 - 29 Gusht, 2022

Nga Leontina Nika 

Shuhet në moshën 83-vjeçare piktori i heshtjes, Bujar Zajmi. Thelbi i veprës së tij mbetet ai kombëtar. “Ajo që më gëzon më shumë është kur më thonë se kjo është pikturë tipike shqiptare”.

Megjithëse ai është ndër piktorët modern të artit pamor, ku shënon mbi 7000 vepra, gjatë jetës së tij preferoi të krijoi me dritë e në heshtje, pa të bërtitura apo kthim prozhektorësh tek vetja, por te vepra.

E bija, artistja e njohur Anila Zajmi me 7 korrik në ditën e lindjes shfaqi anën e panjohur në ekspozitën “Bzaj me diellin”. “Doja të prezantoja anën e panjohur të babit, më modernen, avangarden, krijuar që në vitet 60-70”.

Studiuesi dhe drejtori  i Galerisë së Tiranës artisti Abaz Hado thotë se ai u largua i përmbushur nga kjo jetë. “Unë e quaj si një gjë me fat që ne patëm mundësi t’ja bënin atë ekspozitë”.

Studiuesi dhe miku i tij të cilit i ka dhuruar disa piktura Jaho Brhaj veçon frymëzimin nga tradita popullore në ngjyrë e formë.

“Bujar Zajmi është një piktor modernist i mbështetur në pasurinë e artit popullor shqiptar.”

“Vepra e Bujar Zajmit dallohet lehtësisht në pasurinë trashëgimi të artit figurative të kolegeve, nga veçoria e linjes se vizatimit, kolori i veçantë dhe karakteristike me sfondet kryesisht te bardha, frymezim nga tradita e artit tradicional, ne veshjet kombëtare e në dekoracione të trashëguara.”

Punimet me ton abstrakt, e të thjeshta në dukje, pasqyrojnë një thellësi mendimi dhe thirrje për njeriun  krijuar  nën  diktaturë. Kjo ekspozitë vërteton faqen tjetër të artit pamor thekson Hado e krijuar në fshehtësi, në studio e piktorëve .

Bujar Zajmi ka lëvruar teknika të larmishme si  grafika, kolazhe,  vizatime , piktura në vaj e akrilik . Ai Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur 7 mijë punime  në formate të vogla  gjatë diktaturës, pasi siç thotë në një intervistë për abc në 2011 e kishte më të lehtë që ti fshihte. Por krijimtaria e tij ka shumë për të zbuluar e bija është e bindur që  do e përshfaq pak nga pak veprën e tij për publikun e gjerë.

Ashtu siç preferoj heshtjen në ta gjallë, edhe lamtumirën ka kërkuar ta ketë në një ceremoni private mes miqve e familjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!