Altin Basha zbulon aktorin që e surprizoi në audicione: Benefiti më i madh që kam marrë nga “Kosherja”

schedule11:08 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:08 - 29 Shtator, 2021

Pas një sezoni të suksesshëm, Kosherja u rikthye në ekranin e ABC me risi të reja. Aktorë të rinj iu shtuan kastit të aktorëve të spektaklit të humorit, duke sjellë interpretimin e personazheve të rinj për publikun. Për të folur për surprizat e sezonit të dytë, ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Altin Basha.

Duke folur për rrugëtimin e ri, Altini tha se aktorët kalojnë çdo sezon nëpër “lupën” e audicioneve për të nxjerrë, siç tha ai, gjithmonë më të mirën. Për të benefiti më i madh që ka marrë nga Kosherja, ka qenë pikërisht takimi me një grup të rinj të talentuar, të cilët kërkojnë suksesin në fushën e artit.

Sepse vetëm në këtë mënyrë, audicionet padyshim e fusin aktorin ne gjendjen e aksionit profesional, kalon nga pushimet në momentin e veprimit profesional, futet në një regjim stërvitor, procesi laboratori për resurse te reja, nga ky proces prodhuam gjithë qeverinë e imituar të kryeministrit. 

Nga ana tjetër, nuk jemi në kushtet e një teatri kombëtar kur merr një status permanent, jemi në kushtet e një projekti të mirë, me njëri-tjetrin dhe vetveten dhe vetëm në këtë mënyrë arrihen rezultate të mira dhe që ndihmojnë aktorin.”, tha ai.

Ndërkaq, ai u ndal dhe tek personazhet që patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre të jashtëzakonshme tek ky spektakël humori. “Ka pasur studentë si Juxhini që është një nga zbulimet e Kosheres. E kam pasur vazhdimisht para syve, më ka ndihmuar shumë në një projekt por ka qenë në backstage.

E njihja vetëm në këtë formë dhe nuk e dija kapacitetin e tij. E dija që ishte shumë pasional, e do teatrin por kur më erdhi në audicion dhe më shfaqi personazhet e tij, isha krejtësisht i surprizuar. Nuk ta jep përshtypjen, është shumë i ri. Janë dhe Miri dhe Franci.“, shtoi Altini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!