Këngëtarja dhe së fundmi aktorja e spektaklit të humorit “Kosherja”, Egzona Ademi ka zbuluar disa të fshehta rreth pasioneve të saj për muzikën dhe aktrimin.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se këngët i ka të ndjera, pasi futet brenda gjendjes së fabulës së tekstit.
“Secili prej nesh ka përjetuar një histori të dhimbshme dhe materialet prekin, pasi muzika është si aktrimi, nuk do të thotë që duhet të jesh hajdut në rol. Prandaj secila këngë ndjehet”.
Egzona ka folur edhe për raportet me kolegët, duke theksuar se nuk shquhet për sherre, por për me një këngëtare nuk flet.
“Unë nuk shquhem me njeri që bëj sherre se kam një gjë po bërë sherr nuk mund të jem ‘puçi puçi’. Nuk jam ashtu natyre dhe ruaj balancat, nuk i lejoj njerëzit të futen aty ku nuk duhen.
Ka një këngëtare që nuk flas dhe nuk ja vlen ta diskutoj”.
Më tej, Ademi është ndalur edhe te eksperienca e “Kosheres”, ku është shprehur se ndihet shumë e kënaqur.
“Po ndihem shumë mirë të kosherja. Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e ‘Kosheres’. Më pëlqen puna dhe produkti final që po sjellim.
Shtylla kryesore është Altin Basha dhe e gjithë ekipi po bën punën e vetë, prandaj ka sukses”./abcnews.al