Altin Avdyli, pjesë e dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes gjyqtaren Daniela Shirka.
Në kërkesën e tij dhe avokatit, Avdyli shprehet ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”.
“Duke qënë se për të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje çështjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj
Kërkojmë, përjashtimin e Gjyqtares, znj. Daniela Shirka nga gjykimi i cështjes me nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj, akuzuar, për kryerjen e veprave penale të „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar përkatësisht nga Neni 283/1 dhe 334 i Kodit Penal ”, thuhet në kërkes mes të tjerash.
Altin Avdyli, është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në tetor të vitit 2018. Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Grupi i Avdylajve u godit asokohe nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Në pretencën për “Dosjen 339”, Prokuroria kërkoi 6.8 vite burg për Altin Avdylajn. /abcnews.al