Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:15 - 13 Shtator, 2021

schedule 07:15 - 13 Shtator, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare duke filluar nga orët e para të ditës. Perjashtim bejne zonat malore pergjate kufirit lindor KU vranësirat janë më të shpeshta.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Republika e kosovës do të PARAQITET me mot të qendrueshëm për gjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që të ketë vranësirat herë pas here të bëhen të dukshme, POR mundësit që vranësirat të sjellin momente me pika shiu janë pothuajse 0.

Maqedonia e Veriut
MV në pjesën e parë të ditës do të DOMINOHET nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pjesa e dytë e ditës i zhvillonë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të pakta në Jugperëndim./abcnews.al