Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, priten edhe rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 4 Qershor, 2023

schedule 07:20 - 4 Qershor, 2023

Shqipëria

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin por pas – mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here me shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 25 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohëshëm pasi pasditja dhe mbrëmja do të ri-sjellë sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrot do të ngjiten deri në 27 gradë C.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Lindore si edhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë brigjet e detit Egje duke sjellë rrbeshe shiu si edhe shkakesa elektrike NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike