Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, çfarë ka rezervuar moti për ditën e sotme

schedule07:14 - 10 Qershor, 2022

schedule 07:14 - 10 Qershor, 2022

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku në veri dhe pjesërisht në qendër priten rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara në veri të Shqipërisë, herë pas here priten stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e natës të përmirësojnë dukshëm motin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Republika e Kosovës

Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Mesdita dhe pasditja vijojnë në ndikimin e vranësirave të shpeshta duke rrezikuar sërish në pjesën më të madhe të Kosovës, rrebeshe shiu dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

MV për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në pothuajse gjithë territorin. Parashikohet që vranësirat të jenë prezente gjatë pasdites KU priten edhe rrebeshe shiu shoqëruar me stuhi ere dhe breshëri.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav dhe Evropa Jugperëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellet dhe temperaturat relativisht të larta ndërsa do të vijojë pjesa tjetër e Evropës në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, më të dendura në Evropën Qendrore dhe rajonin e Ballkanit ku priten edhe stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!