Alternime kthjellimesh dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

schedule08:39 - 18 Prill, 2020

schedule 08:39 - 18 Prill, 2020

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në territorin shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë më dominantë në Ultësirën Perëndimore. Por në zonat malore në orët e mbrëmjes do të këtë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!