Alternime kthjellimesh dhe vranësira, moti ka surpriza gjatë mesditës

schedule07:20 - 17 Shtator, 2020

schedule 07:20 - 17 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Paraditja në territorin shqiptar mbetet më kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila pas mesditës dhe kryesisht gjatë mbrëmjes pësojnë zhvillim duke sjellë shira herë pas herë në formën e shtrëngatave.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen më të paktën 4°C në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijon me kthjellime dhe vranësira të dendura gjatë pjesës së parë të ditës. Por mbrëmja sjell zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë mbete me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat Perëndimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!