Alpinisti u shua pasi ra në humnerë, Pjerin Ndreu: I trishtuar që na le, s’e mbajte fjalën

schedule23:40 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 23:40 - 30 Dhjetor, 2021

Ndoc Mulaj u nda nga jeta pasditen e sotme pasi u rrëzua në humnerë gjatë një ekspedite në Malin e Munellës në Pukë, ku ndodhej bashkë me gazetarin e njohur Alfred Lela.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu me anë të një statusi në rrjetet sociale ka zbuluar miqësinë me Mulajn duke treguar se bashkë kishin planifikuar të bënin një guidë në malet e Nikaj Mërtur. Ai ka ndarë edhe bisedën e fundit me të ndjerin në rrjetet sociale.

“I trishtuar qe na le Ndoc Mulaj Kishim lene nje guide bashke ne malet e Nikaj Mertur, por se mbajte fjalen!

4 vite bashke ne Shkollen e Larte te Ministrise se Brendshme, na njohen, na bene shoke qe se harruam kurre njeri tjetrin. Ndjej dhimbje te thelle per ikjen tende aksidentale. U prehesh ne paqe shoku im!”, shkruan Ndreu. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!