Besim Ajeti është alpenisti shqiptar që po çudit zvicerianët me “çmenduritë” nëpër malet e Zvicrës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se për ecje del natën, pasi gjatë ditës do që t’ia dedikoj kohën punës dhe fëmijëve të tij.
Besimi ka treguar dhe një ngjarje që i ka ndodhur gjatë agjërimit, pasi teksa ecte në male i ka dalë përpara ujku.
Ai tha se në fillim nuk e kuptoi, por të nesërmen e pa në gazetat zviceriane.
“Unë kam fëmijë të vogël dhe zgjedhja më e mirë për mua është natën. Me lindjen e binjakëve mora një kohë dhe për katër vite jam marr me zero sport. Por e pash që ishte e pamundur. Sot është një diçka që nuk mund të jetojë pa alpet.
Kam bërë dhe alpinizëm natën për qejf, zakonisht bëj ecje dhe hiking.
Ishte interesante se gjatë muajit të agjërimit kam bërë goxha ecje dhe kam takuar ujkun natën. Kafshët e egra zakonisht sulmojnë kur janë të frikësuara. Unë nuk e vëreja fare dhe nuk e dija që ishte ujk, por të nesërmen pash në gazetat e Zvicrës që ishte ujk. Kafsha u tremb nga unë, por unë i dhash idenë që isha shumë i qetë që të mos më sulmonin”, u shpreh Besimi./abcnews.al