Almeda Abazi flet për shtatzaninë e dytë, fansat “zbulojnë” gjininë e fëmijës

schedule07:20 - 30 Nëntor, 2020

schedule 07:20 - 30 Nëntor, 2020

Pak ditë më parë, Almeda Abazi konfirmoi se do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e dha përmes disa fotografive që ndau me partnerin turk, Tolgahan Sayisman, teksa pozonte me barkun e rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda. Ndërkohë, së fundmi Almeda ka trteguar se si po i shkon kjo periudhë e ëmbël. Në një postim në Instastory, Almeda se ndryshe nga shtatzania e parë, në këtë të dytën nuk është ndjerë shumë mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Nga këto shenja, fansat janë të bindur që Almeda është në pritje të një vajze. “Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, tha Almeda. /abcmews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!