Allegri trajneri i duhur për United, tre shkaqe që intrigojnë anglezët

schedule12:18 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:18 - 8 Tetor, 2019

Ditë vendimtare për të ardhmen e Max Allegrit. Ish-trajneri i Juventusit po bën një kurs intensiv të gjuhës angleze dhe Premier League po e pret me padurim. Emri i tij lidhet me Manchester United.

Nisja e dobët e kampionatit, mungesa e pikëve dhe loja e dobët e pa farë ideje mund t’i japin fund aventurës së Ole Gunnar Solskjajer në krye të stolit të “Djajve të kuq”. Daily Mail shpjegon se pse trajneri livornez pëlqehet shumë dhe shihet si trajneri i duhur për të “ringjallur” United.

Legjenda Ferguson është pro kësaj lëvizje dhe fjala e ish-trajnerit skocez dëgjohet ende në klub. Tjetër pikë e fortë e Allegrit është edhe larmishmëria taktike e tij. Ai mund të luajë me skemën 3-5-2 ose 4-3-3. Edhe gjatë ndeshjes mund të ndërrojë disa herë skemën në varësi të kundërshtarit apo situatës së lojës.

Allegri njihet edhe për mbrojtjet e forta që krijon, një repart që po i shkakton probleme të mëdha ekipit anglez. Por ka një “problem”. Allegri pëlqehet shumë edhe nga Tottenhami.

Forma e dobët e ekipit rrezikon pankinën e Pochettinos dhe italiani është një nga të preferuarit e Spurs, kështu që United duhet të nxitojë nëse vendos të bëjë ndryshime në stol dhe zgjedh Allegrin për të ardhmen. /abcnews.al