Allegri rikthehet në skenë, kandidati kryesor për stolin e “gjigantit” anglez

schedule09:11 - 9 Janar, 2020

schedule 09:11 - 9 Janar, 2020

Emri i Max Allegrit është i lidhur me Premier League. Ish-trajneri i Juventusit po shijon pushimet këtë vit, teksa ka pranuar se po mëson gjuhën angleze. Një ndër klubet që pëlqejnë italianin është Manchester United.

Daily Mail raporton se emri i Allegrit është rikthyer si opsion i klubit anglez. Ecuria e dobët (vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit) kanë krijuar shqetësim në ambientin e “Djajve të Kuq” dhe Allegri shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer.

Allegri po monitoron situatën dhe po ndjek nga afër ecurinë e United, edhe pse e ka shprehur gjithmonë se do të kthehet në pankinë në fund të sezonit. Tjetër emër që pëlqehet nga anglezët është edhe Mauricio Pochettino, një tjetër trajner i njohur që po qëndron pushim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!