Allegri për barazimin ndaj Salernitana: Nëse do kishim humbur, nuk do e kishim marrë veten

schedule14:21 - 13 Maj, 2024

schedule 14:21 - 13 Maj, 2024

Pas barazimit 1-1 ndaj Salernitana-s në shtëpi, trajneri i Juventus-it Massimiliano Allegri u shpreh se nëse nuk do të kishte reaguar në këtë takim, vështirë se mund të merrte veten në ndeshjet e mbetura.

Në konferencën e dhënë për mediet italiani theksoi se në pjesën e parë ekipi i tij bëri gabime, që më pas sollën edhe golin e kundërshtarëve.

“Pjesa e parë ishte e keqe. E nisëm mjaft mirë, më pas pati disa gabime teknike, u shpërndamë dhe vëmendja jonë ra. Nuk ishte rastësi që pësuam dhe golin. Nëse do të kishim humbur sot do të ishte e vështirë ecuria, pasi kemi tre ditë për t’u përgatitur për finalen e Kupës me Atalanta-n, ndërsa është edhe gara për t’u kualifikuar në Champions League”, deklaroi Allegri./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!