Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Allegri me ide të qarta: Refuzon klubin e njohur gjerman, zbulohet shkaku

schedule16:39 - 3 Korrik, 2020

schedule 16:39 - 3 Korrik, 2020

Një vit pushim mjafton dhe Max Allegri është gati për t’u rikthyer në stol. Trajneri livornez ka vetëm një dëshirë: të punojë në Premier League. Ditët e fundit ka refuzuar një klub të rëndësishëm evropian, fakt që zbulohet nga anglezja The Sun.

Drejtuesit e Borussia Dortmund i kanë ofruar pankinën, por ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, ka refuzuar propozimin gjerman. Shkaku është kampionati anglez. Allegri dëshiron me çdo kusht të provojë një aventurë në ishull dhe ëndrra e madhe është Manchester United.

“Djajtë e Kuq” e ndjekin prej kohësh, por skuadra ka bërë mirë kohët e fundit dhe Solskjaer ka forcuar pozitat e tij. Për momentin, pasi gjithçka mund të ndryshojë nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Dy opsionet e tjera janë Arsenal dhe Newcastle. Marrja e drejtimit të “Topçinjve” e intrigon trajnerin italian, teksa pëlqehet edhe nga “Qymyrxhinjtë”. Fundi i sezonit do të zbardhë dilemat dhe Allegri është gati për t’u rinisur… nga kampionati anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!