Juventusi ka njoftuar se Federico Chiesa nuk vuan nga një dëmtim serioz, por nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit në fundjavë. Sulmuesi i bardhezinjëve iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore në Continassa, të cilat nuk treguan ndonjë dëmtim të rëndë, por italiani nuk do udhëtojë drejt Napolit.
Sipas “Sky Sport Italia”, Chiesa nuk do jetë nën urdhërat e trajnerit Allegri pasi tek Juventusi nuk duan të rrezikojnë. “Federico Chiesa iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, me rezultatet që nuk treguan asgjë serioze.
Sidoqoftë lojtari nuk do udhëtojë drejt Napolit”, shkruan Juventusi në njoftim. /abcnews.al/