Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim i cili nuk cilësohet i vogël.
Juventus ka komunikuar shkallën e dëmtimit. Ai ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpë, ku fibrat e muskujve kanë lëvizur. Ky dëmtim nuk është shumë i rëndë por do ta mbajë të paktën 3 deri në 4 javë jashtë fushave.
Max Allegri do të duhet të bëjë pa të në Kupën e Italisë kundër Sassuolos, Atalantas dhe Torinos në Seria A dhe në Champions ndaj Villarealit./h.ll/abcnews.al