Një lajm aspak i mirë për Massimiliano Allegrin dhe stafin e Juventusit. Paul Pogba është detyruar të braktisë stërvitjet parasezonale të “Zonjës së Vjetër” që po zhvillohet në SHBA, p0asi dëmtimi në gju është më serioz se sa dukej.
29-vjeçari francez e pësoi këtë problem në një seancë stërvitore në Los Angeles javën e kaluar, duke u detyruar të largohej nga fusha duke çaluar.
Ai fillimisht ishte optimist dhe supozohej se nuk ishte asgjë serioze, por testet e mëvonshme zbuluan se ai mund të ishte jashtë për dy apo tre muaj nëse kërkohej një operacion.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Manchester United po largohet nga kampi i bardhezinjve në SHBA për t’u rikthyer në Itali, për të nisur procesin e rikuperimit.
Ai është vendosur të vizitojë një specialist për të përcaktuar nëse kërkohet një operacion apo jo, dhe nëse po, ai do të mbetet jashtë fushave për pak më shumë se sa pritej.
Tani duket e pamundur që Pogba të jetë i gatshëm në kohë për ndeshjen e parë të Juventusit në sezonin e ardhshëm të Serie A kundër Sassuolos, më 15 gusht. /f.a/abcnews.al