Pasi zbuloi se po mëson gjuhën angleze dhe shpjegoi disa veçori të futbollit të tij, Max Allegri është ndalur te Mario Mandzukic. Kroati ishte një pikë fikse e formacionit të tij dhe trajneri livornez ka një konsideratë të madhe për nënkampionin e botës.
Allegri tregon se Madzukic, një sulmues që adhuron të vrapojë, të dyluftojë, ndihmojë ekipin në mbrojtje dhe shënojë, ia lehtësonte gjithçka gjatë kohës kur punuan të dy bashkë te bardhezinjtë e Juventusit.
“Mandzukic është shembulli i një futbollisti të veçantë. Ai më dhuronte shumë hapësira dhe opsione në manovrën sulmuese. Mario ka ndryshuar shumë skuadra, ndërsa tani është në sezonin e pestë me Juventusin. Mendoj se kjo është një ndër sukseset e mia më të mëdha”, thekson Max Allegri. /abcnews.al