Max Allegri e thotë me zë e figurë që Cristiano Ronaldo nuk do të luajë me Juventusin, edhe pse para ndeshjes kundër Udinese trajneri italian thoshte të kundërtën.
Tekniku i bardhezinjve foli para mediave në prag të duelit që Juventusi luan ndaj Empolit nesër. Allegri mes të tjerash tha:
“Dje zyrtarisht Ronaldo më tha se nuk ka ndërmend të luajë për Juventusin. Për këtë arsye ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme.
Nga Juve kanë kaluar Sivori, Platini, Del Piero, Zidane, Buffon, të gjithë kampionë të mëdhenj. Ligji i jetës ky është: Juventusi mbetet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe baza për marrjen e rezultateve.
Kanë kaluar tre vite, ai dha kontributin e tij dhe tani largohet. Jeta vazhdon, siç është normale”. CR7 ditën e sotme u largua nga qendra stërvitore dhe pritet të mësohet ku do tyransferohet. /abcnews.al
Coach Max #Allegri announces: "Yesterday, #CristianoRonaldo told officially me that he no longer has any intention to play for #Juventus. For this reason he will not be called up for tomorrow's game. The players leaves, Juve remains: this is the most important things”. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 27, 2021