Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është i kënaqur me performancën e mesfushorit francez, Andrien Rabiot në këtë fillim sezoni.
Mesfushori i cili mbërriti në Torino në vitin 2019 pasi mbylli kontratën e tij me PSG-në nuk është paraqitur në nivelin që pritej. Edhe pse në shumicën e ndeshjeve që nga momenti që ai mbërriti në Torino ka qenë titullar, nuk e ka bërë dot hapin cilësor.
Në merkaton e janarit, Allegri i ka kërkuar klubit përforcime në mesfushë. Sipas Calciomercato, “Bianconerët” mund t’i propozojnë Real Madridit një shkëmbim mes Rabiot dhe Ceballos. Mesfushori spanjoll ende nuk ka luajtur asnjë minutë me “galaktikët” pas dëmtimit në Lojërat Olimpike, por mbetet një dëshirë e teknikut italian.
Nga ana tjetër, Rabiot është një dëshirë e vjetër e Carlo Ancelottit, i cili e ka tentuar më parë atë tek Everton. /abcnews.al