Juventus dëshiron transferimin e Romelu Lukaku pavarësisht të ardhmes së Vlahovic.
Allegri e do atë, i bindur se belgu do të rriste shumë shanset për të fituar Scudetton. Sipas teknikut italian, duhen muskuj, pak përvojë dhe pak “qime” në stomak. Ai e donte që në fillim dhe tashmë po vazhdon t’ua kërkojë drejtuesve me ngulm transferimin e ish-lojtarit të Interit.
Juventus ka një marrëveshje si me Chelsea, ashtu edhe me lojtarin. Në fillim, Juventus dëshironte të shiste Vlahovic e më pas të transferonte Lukakun, por shitja e serbit është e vështirë, kështu që Allegri u ka bërë me dije drejtuesve që të vazhdojnë me transferimin e belgut pa marrë parasysh të ardhmen e Dusan Vlahovic./h.ll/abcnews.al