Allegri: Bonucci kapiten? Ta blejë dhe ta vendosë në rrugë, renditja ka ndryshuar

schedule16:37 - 27 Korrik, 2021

schedule 16:37 - 27 Korrik, 2021

Max Allegri është prezantuar sot si trajneri i ri i Juventusit, duke dhënë edhe konferencën e parë pas rikthimit. Mes pyetjeve pafund të gazetarëve ai është pyetur edhe rreth shiritit të kapitenit dhe lojtarëve që mund ta mbajnë atë.

Sipas tij, Chiellini është kapiten i parë dhe Dybala zëvendës kapiten. Gazetarët e pyesin për Bonuccin, pasi ai është më i madh në moshë se Dybala dhe Allegri, “me të qeshur me të ngjeshur”, siç thotë populli, jep një përgjigje të prerë.

“Kapiteni dhe zëvendës-kapiteni caktohen në varësi të kohës që kanë luajtur në ekip. Kështu që Chiellini është ai më me përvojë, i ndjekur nga Dybala.

Bonuçi? Ai u largua për një sezon dhe hierarkia ka ndryshuar, mori atë vendim, kështu që nëse dëshiron shiritin e kapitenit, duhet ta blejë dhe të luajë me të në rrugë. Ai është i vetëdijshëm për këtë”, tha Allegri duke buzëqeshur. /abcnews.al