Alkool që 15 vjeç/ OBSH: E kanë konsumuar rreth gjysma e djemve

schedule15:15 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:15 - 24 Qershor, 2024

Ashtu si në Europë dhe në Shqipëri adoleshentët janë kuriozë për të provuar alkool. Sipas studimit të sjelljeve tek fëmijë të moshës shkollore realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më shumë se gjysma e 15 vjeçarëve në shtetet europiane dhe  rreth 45% e djemve dhe  36% e vajzave në vendin tonë kanë  treguar se kanë konsumuar  alkool të paktën njëherë.

“Djemtë janë ata që në krahasim me vajzat përdorin më shumë alkool. Me rritjen e moshës kemi më pak  shanse për dehje, por shohim që me rritjen e moshës rritet përdorimi i alkoolit që do të thotë se ndërhyrjet parandaluese duhet të bëhen me herët”, tha specialistja e ISHP, Andia Meksi.

Pavarësisht se dominojnë djemtë   sipas studimit vajzat konsumatore të alkoolit në raport me katër vite të shkuara janë shtuar

“Kemi vënë re një rritje të përdorimit të alkoolit tek vajzat e moshës 15 vjeç krahasuar me studimin e mëparshëm. Mund të lidhet dhe me atë që themi presioni social, ndikohen nga moshatarët e tyre”. 

Alkooli sipas ekspertëve të shëndetësisë është deri më tani substanca më e përdorur tek adoleshentët. Shqetësues është fakti se 1 në 10 fëmijë të moshës nga 13 në 15 vjeç janë dehur të paktën  dy herë në jetë  duke treguar një tendencë   të abuzimit me pijet. Në Shqipëri numri është më i ulët se mesatarja europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!