Pasi shumë artisë i kanë dalë në krah Arilena Arës, si fituese e festivalit të 58 të RTSH-së, Alketa Vejsiu ka nisur një seri sqarimesh në rrjetin social Instagram.
Gjithçka nisi me postimin e parë ku teksa i uronte Arilenës suksese në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, i kërkon ndjesë publikut që zërit të tij nuk arriti t’i jepte zë.
Madje Alketa i kërkon edhe ndjesë publikut nëse e kishte zhgënjyer, por ajo që nuk e priste Alketa ishte prikërisht që publiku t’i kthehej kundër.
Edhe pse kundër, Alketa nuk ka hezituar ti sqarojë edhe më tej ata, madje nuk i ka kursyer edhe sharjet.
“Vetëm Olti Curri të del hakut ty”, i shkruan një komentues Alektës, ndërsa moderatorja i kundërpërgjigjet duke i nxjerrë gishtin e mesit.
Edhe pas 24 orëve thuajse nga përfundimi i kompeticionit Alketa Vejsiu i mëshon idesë se dy pikët dhënë nga anëtarja e jurisë për Elvana Gjatën janë të turpshme.