Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për videon virale ku shihej duke drejtuar makinën kundërvajtje dhe me telefon në dorë. E pyetur nga një ndjekës nëse ka marrë gjobë për këtë, moderatorja pranon se ndodh që të parkojë ndonjëherë në vende të gabuara.
“Gjoba nuk marr shpesh, kur ndodh i paguaj rregullisht! Shpejtësinë s’e tejkaloj kurrë se kam frikë kur se kontrolloj mjetin, lidh rripin e sigurimit rregullisht dhe makina që kam tani ulërin po mos ta vë, kështu që jam disiplinuar, celularin e lidh me bluetooth se më shpërqendron).
Makinën e kam pak si zyrë, dëgjoj muzikë, shkruaj maile, flas në telefon, ftoj njerëz dhe i qeras me çokollata, tani në dimër mbaj gjithmonë mandarina me shumicë. I vetmi defekt kur kam takime, ndodh që parkoj në vende të gabuara. Nuk orientohem mirë në hapësirë dhe i kap cepat e makinës sikur të jenë biskota të thyera.”, shkruan ajo.
/abcnews.al